$quote=Nënë Tereza$show=home

$quote=Nënë Tereza$show=home
Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe

Këngë dhe histori të vjetra Korçare

 


Nga sot do sjellim këtu këngë popullore Korçare, mbledhur nga memoria brilante e nënë Feridesë,  e cila është larguar në moshën 1-1.5 vjeçare nga Vidohova e Korçës në vitin 1932 (mbase  edhe 1933).

 Kanë zbritur në Lushnje nga masakrat e Grekëve në kufirin Greko-Shqiptar, kufi i përcaktuar nga fuqitë e mëdha. Ishin familje e ngritur të fesë bektashiane. Vidohova më parë ka qenë pjesë e krahinës së Kosturit. Sipas nënë Feridesë,  ajo që sot quhet  Kastoria, dikur quhej Kostur. 

Ndaj në Lushnje këtyre të ardhurve që kanë krijuar fshatra të tëra  si (Sarava, Qerret i Ri, Biçakaj i Ri, etj) i quajnë kosturlinj.  Një pjesë e banorëve të Biçakajt të Ri kanë ardhur nga fshati Shagës, ndaj në fëmijëri më kujtohet që atyre të Biçakajt të Ri, nënë Ferideja u thoshte Shagarka.

Nga ajo që i kanë treguar prindërit nënë Feridesë, grekët hynin natën në shtëpitë e tyre dhe vrisnin dhe grabisnin çtë gjenin: vrisnin fëmijë, gra, burra pleq. Ushtarët Grekë, hynë në kufirin Shqiptar, dhe brenda një dite vranë 40 veta. Me një bajonetë ja shponin fytin. pastaj shumica e atyre që shpëtuan ikën. Me mushka erdhmë. Unë mbaj mend nëpër mjegull që udhëtoja me kal, mua më mbante një e fisit përpara duarve hipur në kal.

Vidhnin florinj, dhe çdo pasuri që i kapte dora. Grave u tërhiqnin florinjtë nga veshi me gjithë vesh, u prisnin gishtin me gjithë unazë, u çanin barkun grave shtatëzëna me bajonetë  dhe nxirnin fëmijët. e gjithë kjo që të shpopullonin Korçën e ta merrnin atë për vete (Janë tregime të nënë Feridesë).

 Ajo se mban mend Vidohovën, se ishte e vogël por me kujtesën brilante të një fëmije i mësoi këto këngë në Lushnje nga prindërit deri në moshën 8-vjeçare, kohë kur ngeli dhe jetime dhe u rrit e edukua nga vëllai me gruan e tij.

Sot në moshën 90- vjeçare i sjell me ne dhe thotë: Mos u çudit që i mbaj mend, se i kam mësuar e vogël dhe i vogli e ka kokën e “freskët” dhe trurin e “hapur”. Ndërsa tani trutë u plaknë, dhe smësoj dot më dhe smbaj mend këto të sotmet.

 Sekret: Ajo kujton se këtë memorje e ka si të tjerët , problem është vetëm mosha. Ajo se di që ka qenë dhe është shumë inteligjente.

Herë pas here do të sjell këtu, nëpërmjet kujtesës së nënë Feridesë, historitë dhe këngët e vjetra të Devollit që ajo i trashëgon nga dashuria e saj e largët: Vidohova. Nëse i pëlqeni komentoni dhe sugjeroni. Shijim të mbarë

Ne sduam të sjellim urrejtje ndaj asnjë rrace apo kombi: por plagët shërohen nga e vërteta , ndërgjegjësimi dhe distancimi. Asnjë nuk duhet të bëhet fajtor për atë që kanë bërë të tjerët, qoftë edhe parardhësit.



Trëndafili

Trëndafili moj gjyle gjyle

kur u hape moj kur u mbylle

trëndafili moj gjyle gjyle

kur u hape moj kur u mbylle

 

sot u hapa moj sot u mbylla

gjeta një vjehrrë të keqe

sot u hapa moj sot u mbylla

gjeta një vjehrrë të keqe

 

bukë ha mua smë jep

I mbledh koret moj pa mi jep

bukë ha mua smë jep

I mbledh koret moj  pa mi jep

 

janë tharë  moj tërë beharë

pa mi bën moj  përshesh me dhallë

janë tharë  moj tërë beharë

pa mi bën përshesh me dhallë

 

 

trëndafili moj kafe-kafe

ti mojë bijë moj e kuja je

trëndafili moj kafe-kafe

ti mojë bijë moj e kuja je

 

jam e bija e Mirollait

do ti bëj moj selam babait

jam e bija e Mirollait

do ti bëj moj selam babait

 

 

të më martojë moj në fshat

të më martojë moj në fshat

 

atje moj karshi derës-ë

nga inati vjehrës-ë

atje moj karshi derës-ë

nga inati vjehrës-ë

 

atje karshi moj portës-ë

 nga inati moj i botës-ë

atje karshi moj portës-ë

nga inati moj i botës-ë


Ty moj burri tu martoftë

Ce skëndon moj tu këndoftë

tynë burri tu martoftë

o martë një nuse në fshat

kur ta shoç të kesh inat

KOMENTET

Name

Art,9,Beje vete,1,Besimi,261,Biblioteka,7,Cilësia e ushqimit,14,Ekonomi,16,Faleminderit,218,Fjalë me pikatore,6,Fleta e memorjes,3,Gazetari dhe publicistikë,78,Gazetaria,8,Guida turistike,10,Histori dhe mite,6,Histori njerëzore,11,Hitori dhe mite,2,Karriera dhe punësimi,2,Kendi i Letrarit,1,Këngë,3,Këshilla për fëmijët,6,Kopshtari,11,Kritikë letrare,11,Kuriozitete,15,Letërsi,13,Libri,3,Lulet në shtëpi,1,Mësimtaria,6,Përralla,5,Poetika,3,Poezi të zgjedhura,27,Probleme dhe zgjidhje,1,Prozë e zgjedhur,14,Psikologji,128,Psikologjia,1,Pushtetaria,60,Receta,76,Shënime,16,Shërimtaria,11,Shkenca,252,Shkenca dhe gjuhët,33,Shkrimtaria,94,Shoqëria,80,Shqipëria,11,Shёrimtaria,6,Si të ushqehemi,40,Suplement,2,Të njohim Shqipërinë,1,Teoria e botëve,4,Thënia e ditës,432,Traditë dhe folklor,2,Turizëm,2,
ltr
item
Fletari News: Këngë dhe histori të vjetra Korçare
Këngë dhe histori të vjetra Korçare
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEh1aTTbBlIRdJkFsCtO269YQJiM8yiO9BGaJRvUyb7-ylxeZa70grICd-Y5J5TwtyGtMkwRiYz9TxnxuT1fQNNRkA-rIMKWN3qA7ltbZ6g_1Y_TATtOosczmfSoIF0NwJKpMn70DL4wRTM/w640-h350/image.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEh1aTTbBlIRdJkFsCtO269YQJiM8yiO9BGaJRvUyb7-ylxeZa70grICd-Y5J5TwtyGtMkwRiYz9TxnxuT1fQNNRkA-rIMKWN3qA7ltbZ6g_1Y_TATtOosczmfSoIF0NwJKpMn70DL4wRTM/s72-w640-c-h350/image.png
Fletari News
https://www.fletarinews.com/2021/06/kenge-dhe-histori-te-vjetra-korcare.html
https://www.fletarinews.com/
https://www.fletarinews.com/
https://www.fletarinews.com/2021/06/kenge-dhe-histori-te-vjetra-korcare.html
true
5214183633609455031
UTF-8
Të gjithë artikujt u karikuan Nuk u gjend në asnjë artikull Shikoji të gjitha Lexo më tepër Përgjigju Anullo përgjigjen Fshij Nga Home FAQET ARTIKUJT Shikoji të gjitha TË REKOMANDUARA PËR JU ETIKETA ARKIVA KËRKO TË GJITHË ARTIKUJT Nuk u gjënd asnjë artikull që përmban fjalët e kërkuara Faqja Kryesore E Djelë E Hënë E Martë E Mërkurë E Enjte E Premte E Shtunë Dje Hën Mart Mër Enjt Pre Shtn Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gus Sht Tet Nën Dhjt tani përpara 1 minute $$1$$ minutes ago 1 orë përpara $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq THIS PREMIUM CONTENT IS LOCKED HAPI 1: Ndaje. HAPI 2: Klikoni linkut që ndatë për ta zhbllokuar Kopjo Gjithë Kodin Selekto Gjithë Kodin Të gjitha kodet u kopjuan në clipboard Kodet / tekstet nuk mund të kopjohen, shtypni [CTRL]+[C] (ose CMD+C në Mac) për ti kopjuar