Përgjigjja e Biblës
Megjithëse Bibla nuk flet me hollësi për lojërat e fatit, nga parimet biblike kuptojmë se Perëndia i konsideron mëkat lojërat e fatit.—Efesianëve 5:17. *
- Në thelb të lojërave të fatit qëndron lakmia, që Zoti e urren. (1 Korintasve 6:9, 10; Efesianëve 5:3, 5) Kush merret me lojëra fati shpreson të fitojë para nga humbjet e të tjerëve, por Bibla e dënon lakminë për gjërat e të tjerëve.—Dalja 20:17; Romakëve 7:7; 13:9, 10.
- Lojërat e fatit, qoftë edhe për të fituar shuma të vogla, mund të nxitin një dashuri shkatërrimtare për paranë.—1 Timoteut 6:9, 10.
- Lojërat e fatit bazohen kryesisht te bestytnitë ose te fati, të cilët Perëndia i konsideron një formë idhujtarie, që nuk përputhet me adhurimin e tij.—Isaia 65:11.
- Në vend që të nxitë dëshirën për të fituar pa punuar, Bibla na inkurajon të punojmë fort. (Eklisiastiu 2:24; Efesianëve 4:28) Ata që ndjekin këshillat biblike, «hanë bukën që e fitojnë vetë».—2 Selanikasve 3:10, 12, Simon Filipaj.
- Lojërat e fatit ngjallin një frymë konkurrence të dëmshme, që Bibla nuk e miraton.—Galatasve 5:26./JW.ORG
KOMENTET