$quote=Nënë Tereza$show=home

$quote=Nënë Tereza$show=home
Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe

Si të kultivosh arra në kopështin tënd



Këtu do të jepen këshilla si ta bjellësh arrën si duke u nisur nga fruti i arrës (kokrrat e arrës) ashtu edhe fidanë të gatshëm, deri në fazën e mbjelljes në parcelë ose vendin e përhershëm.

Walnut, Fruit, Immature, Nut, Growth, Walnut Tree

M.qs. ka shumë kultivarë arrash, ato i ndajmë në dy grupe kyesore : arra të zeza dhe arra të bardha (ose fruta).

Pavarësisht nga kultivari, në thelb udhëzimet bazë për mbjelljen dhe kujdesin për to janë të ngjashme. Sidoqoftë, pikërisht për shkak të ekzistencës së qindra varieteteve që janë përshtatur për klima të ndryshme dhe kanë rezistencë të ndryshme ndaj sëmundjeve, është e preferueshme të mbilllen arra të një varieteti ose kultivari vendas. Pemët e arrave mund të prodhojnë fruta të shijshme dhe të qëndrueshme, por edhe dru shumë të kërkuar dhe të jashtëzakonshëm për cilësitë që ka.

Fillestarët duhet të dinë se arrat me lëndët që prodhojnë, shpesh i vrasin bimët që janë afër!  Pemët  e arrave, sidomos varietetet e arrave të zeza, çlirojnë substanca në tokë, të cilat mund të vrasin disa bimë që rriten pranë, të tilla si pishat, mollët, domate etj.

Gjethet e arrave mund të përhapin  rreth e rrotull në ajër substanca që vrasin bimë të tjera.  Ndaj këshillohet që gjethet e arrës të mblidhen dhe të kompostohen deri sa të degradohen krejtësisht, për t'i bërë ato të sigurta nëse doni t'i përdorni për mulçirim.

Arrat mund ti  mbillni direkt nga fruti, të cilat mund ti gjeni lehtë dhe të mblidhni  në pemë, por nëse e nisni nga fruti, të jeni të përgastitur që kërkojnë punë më tepër dhe për ju mund të jetë e mërzitshme, Por si është përmendur më sipër arrat, mund të mbillen direkt në fushë ose vendin e përhershëm duke u nisur nga fidanët, të cilët zakonisht mund ti blini në treg ose fidanishte. Bimët e mbjella nga fidanët kanë më shumë shanse për tu zënë.

Sigurimi i frutave të arrës
Mblidhni arra që kanë rënë nga pemët. Mund  të mblidhni disa fruta që kanë rënë nga degët në vjeshtë, ose mund ti rrëzoni vetë duke goditur lehtë degët në mënyrë që të bien vetëm arrat e maturuara, ose pjekura.  Edhe kur është e pjekur dhe ka rënë poshtë kurorës së pemës, frutat e arrës janë të veshura me lëvore të trashë të gjelbër ose kafe.

English Walnut, Common Walnut, Juglans Regia, Nut

Kjo lëvore mund tjua bëjë duart me njolla që nuk hiqen menjëherë, prandaj nuk do ishte keq që të përdorni doreza për t'i mbledhur.

Por frutat e arrës që doni të mbillni mund edhe ti blini në treg. Është mirë të kërkoni këshilla nga një ekspert i fushës që i njeh varietet për të gjetur një varietet i cili është nga varietetet më të përshtatshme për klimën tuaj dhe mjedisin në të cilin jetoni. Gjëja më e mirë është që frutat e arrave të blihen nga pemët e rritura brenda një rrezeje prej 160 km nga ku planifikoni t'i mbillni ato, pasi ato janë sigurisht më të përshtatshme për kushtet klimatike të vendit. Arra përgjithësisht rritet mirë në zonat ku temperaturat minimale shkojnë nga -30 ° C në -1 ° C, por jo të gjithë janë kaq rezistentë : disa varietete rezistojnë më mirë se të tjerët në të ftohtë.
Arra e zezë është shumë e shtrenjtë dhe konsiderohet si një dru i çmuar, ndërsa arra e bardhë (e quajtur edhe arre persiane) kultivohet si për fruta ashtu dhe për lëndë drusore.
Arrat që gjeni në dyqane nuk përmbajnë lagështirën që nevojitet për të mbirë. Edhe në qoftë se mbijnë, ndoshta vijnë nga pemë ose varietet që nuk janë të përshtatshëm për klimën e vendit tonë dhe kjo mund të  sjellë dështim.

Për ti bërë që të mbijnë, farat shtratifikohen gjatë dimrit për 90-120 ditë. Arra, si shumë farëra të tjera, duhet të qëndrojnë në një mjedis të ftohtë, të lagur përpara se bima e re të zgjohet nga faza e fjetur. Mund të duhen 3-4 muaj, në varësi të varietetit, gjatë së cilës frutat mbahen me lagështi. Ky proces quhet "shtratifikim" dhe mund të bëhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
Nëse është sasi e vogël të arrash, vendosen në rërë të lagët, në qese plastike dhe ruhen në një frigorifer në tmperaturën 2-5 ºC.
Nëse bëhet fjalë për sasi të madhe arrash, është mirë të gërmohet vrimë në tokë me të kulluar, në thellësi 30-60 cm. Mbushet shtrati ose gropa duke alternuar një shtresë  arrash prej 5 cm meshtresa rëre, kashtë ose torfë. Mbulohet shtrati me rrjetë ose përdoren forma të tjera për të mbajtur larg brejtësit.

Ndaloni procesin e shtratifikimit në ambjent  të ftohtë një javë përpara mbirjes së pritshme, por të vazhdohen të mbahen në lagështi edhe për një javë.

Nëse arrat e vjelura  i thani shumë ose largohen nga shtratifikimi para kohe,  mund të nevojitet përsëri një vit i tërë para se të fillojnë të mbijnë por edhe mund të mos zhvillohen plotësisht.


Zgjedhja e vendit të mbjelljes
Të gjitha llojet e arrave kërkojnë një tokë me cilësi të mirë, ky aspekt është edhe më i rëndësishëm nëse do të ngrihet një pemishte. Duhet tokë argjilore e kulluar mirë dhe thellësi së paku 90 cm. Shmangni shpatet e pjerrëta, majat kodrinore ose tokat shkëmbore që janë shumë të pasura me argjilë.
Sa i përket pH-së së tokës, arra është mjaft i adaptueshme. Tokat më të mira kanë një pH midis 6.0 dhe 6.5, por shkon edhe në toka me pH 5 – 8.

Para mbjelljes hiqet vegjetacioni ekzistues nga toka që është caktuar për mbjelljen e  arrave ose kryhet plugim që arrat mos të konkurrohen për të njëjtat lëndë ushqyese.

Mbjellja me farë
Mbjellja mund të bëhet direkt në tokë ose mund të bëhet në kubikë ose qese të mbushura me dherishte. Nëse mbillen në tokë hapen gropa gropat rreth 5-7.5 cm të thella dhe futen arrat duke i vendosur në krah dhe pastaj mbulohen me dhe. Distanca është 3.0-3.7 m nga njëra-tjetra. Përndryshe, ju mund të mbillni dy ose më shumë arra në çdo gropë 20 cm nga njëri-tjetri.



Mbjellja në fushë i fidanit
Fidani mbillet pas 1 ose 2 vitesh në vendin e përhershëm. Mund të mbillen « me bukë » dhe « pa bukë » dheu. Fidanët zgjidhen me diametër 0.6 ose më të madhe të qafës së rrënjës (vendi ku bashkohet rrënja me kërcellin).
Fidanët pa bukë dheu, duhet të mbillen në pranverë, përpara rritjes së hapjes së sythave dhe menjëherë pas blerjes.
Fidanët me bukë dheu mund të mbillen më vonë, në periudha të thata, por në përgjithësi ato janë shumë më të shtrenjta. Mbjellja bëhet në distancë 3-3.7 njëra nga tjetra në gropa në dimensione të ndryshme në varësi të diametrit të rrënjëve. Mbushja e gropës bëhet me dhe të përzier me pleh organik, dheu ngjeshet mirë pas rrënjës dhe pastaj pemët e reja ujiten.

Kujdesi pas mbjelljes
Kujdesuni për fidanë duke mbajtur zonën përreth pemëve të reja të pastër nga barërat e këqija, pasi ata konkurrojnë për ushqyesit e tokës. Hiqini ato me dorë ose instaloni një pengesë pëlhure. Në bazën e fidanëve të mëdhenj ju mund të aplikoni mulçirimin, duke vënë një shtresë rreth 5-7.5 cm rreth trungut të arrës për të mos krijuar kushte zhvillimi për barërat e këqija.
Mos e vendosni mulçirim në bimë që nuk kanë ende mbirë dhe dalë nga toka, pasi ajo mund të bllokojë rritjen. Prisni derisa bimë të krijojë  filiz të drunjëzuar dhe të ketë zhvilluar rrënjët

Krasitja
Nëse e keni kultivuar arrën për të marrë lëndë drusore, është e rëndësishme që të filloni krasitjen e tyre që në fillim për të siguruar një trung të drejtë, duke lënë një degë si "udhëheqës" në krye të pemës dhe duke i dhënë formë të drejtë në dy stinët e ardhshme të rritjes. Fidanët e kultivuar për fruta nuk kanë nevojë për kujdes të posaçëm për formën e tyre deri pas rrallimit, por më pas rekomandohet që të krasiten nëse janë arra të varieteve të zeza, pasi zakonisht, në fund, këto gjithashtu shiten për drurin. Nëse nuk keni krasitur pemë më parë (pra nëse nuk keni përvojë), veçanërisht pemë të vogla, duhet të gjeni një kopshtar me përvojë që mund t'ju ndihmojë të identifikoni degët kryesore dhe ato më të rëndësishme.
Nëse pema ka dy degë të mëdha kryesore, atëherë zgjidh atë me pozicion më të mirë dhe drejtore duke e çuar në pozicion vertikal dhe degët e tjera përkuli dhe përdori si mbështetje për degën kryesore, pastaj ju pritet maja degëve mbështetëse për të parandaluar rritjen e tyre të mëtejshme.

Rrallimi
Kur mbjellja është bërë direkt me farë, kemi më shumë bimë se sa duhet për njësi sipërfaqe (kjo është bërë për të siguruar numrin e sigurt të bimëve mqs mundësia e dështimit është më e madhe se sa kur mbillet me fidanë).
 Kur pemët rriten mjaftueshëm dhe degët fillojnë të ndërthuren me njëra-tjetrën, duhet të zgjidhen pemët më të shëndetshme që kanë karakteristikat më të mira, zakonisht një trung të drejtë dhe me rritje të shpejtë dhe të tjerat hiqen.

 Plehërimi
Plehrimi i arrave është ende një temë mjaft e diskutueshme, të paktën për varietetet e arrave të zeza, sepse nxit më shumë zhvillimin e barërave të këqija konkurruese sesa të vetë drurëve, veçanërisht nëse toka tashmë është e pasur me lëndë ushqyese. Prisni derisa trungu të ketë arritur të paktën një diametër prej 10cm dhe deri në 1.4 metra lartësi. Gjëja më e mirë për të bërë do të ishte dërgimi i një mostre toke ose gjetheve në një laborator për të identifikuar mungesat në elementë ushqyes. Nëse nuk është e mundur të bëni analiza, mund të përdorni , në pranverë për çdo pemë, pleh i cili përmban 1.5 kg azot, 2.5 kg superfosfat trefishtë dhe 4 kg klorur kaliumi. E mira do të ishte të përdorni pleh mineral natyral, pra që nuk vjen nga sinteza kimike sidomos në fermat organike. Mund të bëni edhe eksperimente të vogla si psh. të lini ndonjë pemë pa pleh për të krahasuar efektin e plehërimit, dhe nëse rezultati është pozitiv, ribëni plehërim çdo 3-5 vjet. Bashkë me plehun mineral mund të përdorni pleh organik, i kompostuar në mënyrë që mos të sjellë dhe shkaktojë infeksion sëmundjesh dhe barërash të këqia.
Pas plehërimit këshillohet të analizohet pH i tokës, për të parë nëse plehërimi ndikon në vlerën e pH dhe a është e nevojshme të ndërhyet për ta kthyer atë në nivele normale.
  
Kontrolli i parazitëve dhe dëmtueve


Squirrel, Rodent, Wildlife, Eating, Nut, Bushy, Animal

Është shumë zakonshme që ketrat të ushqehen në një plantacion arre dhe janë të aftë të shkatërrojnëë një kulture të tërë nëse nuk mbahen nën kontroll. Për këtë sugjerohet të mbulohen trungjet me një plastik mbrojtëse të posaçme për t'i parandaluar ata që të ngjiten dhe të presi degët deri në një lartësi 1.8 m mbi tokë, por pa krijuar nyje që mund të ulin vlerën e drurit. Dëmtuesit e tjerë si larvat, afidet (morrat) dhe mizat ndryshojnë sipas zonës gjeografike. Ato mund të dëmtojnë më pak pemët nëse bëhen aktive  më vonë sesa pemët, pasi ka kaluar sezoni i rritjes.

Mbajeni bagëtinë larg pemëve të çdo madhësie, pasi dëmi që ata do të shkaktonin mund të shkatërrojë të mbjellat tuaja dhe të dëmtojë drurin duke i ulur vlerat.

KOMENTET

Name

Art,9,Beje vete,1,Besimi,261,Biblioteka,7,Cilësia e ushqimit,14,Ekonomi,16,Faleminderit,218,Fjalë me pikatore,6,Fleta e memorjes,3,Gazetari dhe publicistikë,78,Gazetaria,8,Guida turistike,10,Histori dhe mite,6,Histori njerëzore,11,Hitori dhe mite,2,Karriera dhe punësimi,2,Kendi i Letrarit,1,Këngë,3,Këshilla për fëmijët,6,Kopshtari,11,Kritikë letrare,11,Kuriozitete,15,Letërsi,13,Libri,3,Lulet në shtëpi,1,Mësimtaria,6,Përralla,5,Poetika,3,Poezi të zgjedhura,27,Probleme dhe zgjidhje,1,Prozë e zgjedhur,14,Psikologji,128,Psikologjia,1,Pushtetaria,60,Receta,76,Shënime,16,Shërimtaria,11,Shkenca,252,Shkenca dhe gjuhët,33,Shkrimtaria,94,Shoqëria,80,Shqipëria,11,Shёrimtaria,6,Si të ushqehemi,40,Suplement,2,Të njohim Shqipërinë,1,Teoria e botëve,4,Thënia e ditës,432,Traditë dhe folklor,2,Turizëm,2,
ltr
item
Fletari News: Si të kultivosh arra në kopështin tënd
Si të kultivosh arra në kopështin tënd
https://cdn.pixabay.com/photo/2018/07/26/12/55/walnut-3563526_960_720.jpg
Fletari News
https://www.fletarinews.com/2019/02/si-te-mbjellesh-nje-peme-arre-ketu-do.html
https://www.fletarinews.com/
https://www.fletarinews.com/
https://www.fletarinews.com/2019/02/si-te-mbjellesh-nje-peme-arre-ketu-do.html
true
5214183633609455031
UTF-8
Të gjithë artikujt u karikuan Nuk u gjend në asnjë artikull Shikoji të gjitha Lexo më tepër Përgjigju Anullo përgjigjen Fshij Nga Home FAQET ARTIKUJT Shikoji të gjitha TË REKOMANDUARA PËR JU ETIKETA ARKIVA KËRKO TË GJITHË ARTIKUJT Nuk u gjënd asnjë artikull që përmban fjalët e kërkuara Faqja Kryesore E Djelë E Hënë E Martë E Mërkurë E Enjte E Premte E Shtunë Dje Hën Mart Mër Enjt Pre Shtn Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gus Sht Tet Nën Dhjt tani përpara 1 minute $$1$$ minutes ago 1 orë përpara $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq THIS PREMIUM CONTENT IS LOCKED HAPI 1: Ndaje. HAPI 2: Klikoni linkut që ndatë për ta zhbllokuar Kopjo Gjithë Kodin Selekto Gjithë Kodin Të gjitha kodet u kopjuan në clipboard Kodet / tekstet nuk mund të kopjohen, shtypni [CTRL]+[C] (ose CMD+C në Mac) për ti kopjuar